KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet, dy faktorët që ndikojnë

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet deri në fund të vitit 2024. Parashikimin e bën Komisioni Evropian, i cili merr si bazë krahasimi vitin 2022 dhe argumenton se ky frenim do vijë nga rënia e konsumit privat si rrjedhojë e çmimeve të larta.

Po ashtu ndikim do të ketë edhe frenimi i punësimit dhe efekti negativ që po jep forcimi i lekut në tregun e eksporteve.

Edhe investimet privat priten në rënie si rrjedhojë e shtrëngimit të kushteve të financimit po ashtu dhe ato publike, pasi do të kërkohen më shumë fonde për politikën e rritjes së pagave.

Sektori që pritet të ketë ecurinë më të mirë është ai i turizmit, i ndikuar nga oferta e lirë e Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës turistike.

Sipas raportit të vjeshtës së Komisionit Evropian, pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024.

Përshpejtimi i konsumit dhe investimeve private pritet të rrisë rritjen ekonomike në 3.7% në vitin 2025. Reduktimi i borxhit publik parashikohet të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në vitet e mëparshme.

/Telegrafi/

Read Previous

Gjermania ndihmon FSK-në me kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme, vlera e tyre 500 mijë euro

Read Next

Pavarësisht sfidave, klubi i boksit “Gjakova 137” vazhdon të punojë drejt sukseseve