KB “Vëllaznimi” sot zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt kundër KB “Peja”

Sot me fillim nga ora 17:00, në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Basketbollit kosovar, KB “Vëllaznimi”, e zhvillon ndeshjen kundër KB “Peja”.

Vëllaznimi aktualisht në 3 ndeshje sa i ka të zhvilluara deri më tani, i ka të regjistruara 2 humbje dhe një fitore, ku numëron gjithsej 4 pikë.

Ndërsa Peja në tri ndeshje të zhvilluara, i ka 3 fitore, dhe numëron 6 pikë.

Read Previous

29 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Gjakovë, arrestohet pasi e ngacmoi seksualisht një grua