Gjakovë, arrestohet pasi e ngacmoi seksualisht një grua

Është arrestuar një person në Gjakovë për shkak se kishte ngacmuar seksualisht një femër, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i njëjti i kishte thënë fjalë të natyrës seksuale kësaj femre, ku pastaj ajo e kishte denoncuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

/Telegrafi/

Read Previous

KB “Vëllaznimi” sot zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt kundër KB “Peja”

Read Next

Nuk i deklaroi në kufi 14,000 funta dhe 2,600 euro, ndalohet nga policia shqiptare, 31-vjeçari nga Kosova