Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Vëllaznimi ka bërë befasi që në fillim të xhiros së njëmbëdhjetë, ndërsa ka mposhtur Pejën në Karagaç, derisa liderja e Superligës ka pësuar për herë të dytë radhazi në shtëpi në kuadër të Superligës pas serisë prej 8-0!
Kuqezinjtë kanë luftuar në secilën periudhë të ndeshjes maksimalisht, ndërsa janë përkujdesur për rikthim të madh në pjesë të dytë të ndeshjes, kur i shënuan pejanëve, hiç më pak se 60 pikë për të fituar 82-91 [14-18, 26-13, 23-30, 19-30].
Vëllaznimi e nisi më mirë ndeshjen, por rikthimi i Pejës në çerek të dytë ka qenë i fuqishëm për të mbyllë pjesën e parë me 9 pikë dallim. E pastaj çka ndodhi në pjesë të dytë – befasoi jo vetëm Karagaçin.
Të saktë në shënime, ndërsa Peja pranonte nga 30 pikë për çerek për tu mposhtur me 9 pikë dallim në fund. Anthony Adger me 21 pikë ka qenë më efikasi te Vëllaznimi, ndërsa bëri edhe 7 kërcime e 2 asistime.
Me double-double kreu lojën Emmanuel Omogbo që dha 15 pikë e 14 kërcime, bashkë me 3 asistime dhe 1 bllokadë në fitore. Ndihma më e madhe për Vëllaznimin sonte ka qenë lojtari i tyre lokal, Atik Koshi.
Koshi u ndez plotësisht për të shuar Karagaçin, ndërsa dha 19 pikë duke shutuar 2/4 për tri pikë dhe 6/12 për dy pikë në fitoren e madhe të ekipit të tyre.
Te Peja, Jalen Tate u bë lojtari më efikas i ndeshjes. Dha 35 pikë, ndërsa bëri edhe 6 asistime por s’mjaftuan, pasi që ekipi binte nga loja kundrejt gjakovarëve.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Pejën në Karagaç në kuadër të Superligës, derisa pas Ponte Prizrenit tashmë edhe Vëllaznimi i mposhti, për ta bërë bilancin e tyre 8-2. Në anën tjetër Vëllaznimi është ngritur në renditje me bilanc 5-6.
/TopSporti/