KB “Vëllaznimi” e mbyll sezonin e rregullt me epitetin e skuadrës së pamposhtur

Skuadra lidere e Ligës së Parë të Basketbollit të Kosovës, KB “Vëllaznimi” mbrëmë e ka zhvilluar ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, ku e ka mposhtur skuadrën e Feronikelit, e cila pas humbjes me rezultatin 60 – 95 edhe zyrtarisht ka rënë në Ligën e Dytë të Basketbollit kosovar.

Basketbollistët e Vëllaznimit, pothuajse gjatë tërë përballjes ishin në epërsi, ku pavarësisht angazhimit të basketbollistëve të Feronikelit pjesa e parë e kësaj përballjeje përfundoi me rezultatin 33 – 39, në të mirën e skuadrës gjakovare, qe këtë ndeshje edhe pse u zhvillua në Palestrën “Shani Nushi” ishte në cilësinë e “mysafirit” .

Michael Green ishte koshashënuesi më i mirë i kësaj përballje, duke arritur që të shënonte plot 16 pikë, i pasuar nga Atik Koshi i cili shënoi 15 pikë, ku numër të njejtë të pikëve shënoi edhe Bleonis Tanushi, i cili pavarësisht lëndimit që e kishe pësuar rreth më shumë se një javë më parë, arriti që në këtë përballje të shënonte pikë dyshifrore.
E pikë dy shifrore shënoi edhe Rron Dahsyla i cili ndeshjen e mbylli me 14 pikë të shënuara, si dhe Bardhi Rexha, i cili këtë ndeshje të fundit të sezonit të rregullt shënoi 12 pikë.

Ndërsa trajneri, i KB “Vëllaznimi” , Shkumbin Kumnova, uroi basketbollistët për arritjen e këtij suksesi.

Edhe basketbollisti Michael Green u shpreh i kënaqur me arritjen e këtyre rezultateve, ku tani po e presin fazën e PLAY OFF-it.

Ndër të tjera theksojmë se KB “Vëllaznimi e nis PLAY OFF-in e Ligës së Parë me përparësi të terenit vendas në të gjitha seritë.

Read Previous

Çdo e treta ekonomi familjare në Kosovë pranojnë remitenca

Read Next

32 milionë dollarë shtesë nga SHBA-të për Kosovën