Kastrati: Kosova zvogëlohet për gati një komunë brenda vitit për shkak të rënies së numrit të lindjeve

1 milion e 589 mijë e 659. Ky është numri i popullsisë së Kosovës, që ka dalur nga procesi i regjistrimit që Agjencia e Statistikave, e zhvilloi këtë vit nga 5 prilli e deri më 17 maj.

Rënia e numrit të popullsisë ka krijuar shqetësim në Kosovë. E për këtë ka folur kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati.

Kastrati tha në Klan Kosova se rënia e natalitetit (shkallës së lindshmërisë) dhe migracionit apo (ikja e popullsisë në vendet perëndimore), janë dy faktorët se pse ka rënë edhe numri i popullsisë.

“Kjo vërehet në fushën e fuqisë punëtore, në ekonomi por edhe në fakultet vërehet që ka rënie drastrike”, tha ai.

Kryeshefi i ASK-së theksoi se gjatë këtyre 13 viteve Kosovën e kanë lëshuar 400 mijë persona./Indeksonline.net/

Read Previous

​Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

Read Next

​Panairi “Gratë në Biznes”