Karnavalet çelin sezonin turistik në Korçë (FOTO)

Korça ka çelur sezonin turistik me karnavalet. Pas ndalesës dy vjeçare për shkak të pandemisë kjo traditë rivjen duke gjallëruar  qytetin.

Për të 15 vit radhazi, 500 trupa karnavalesh vendase dhe të huaja parakaluan me madhështi para qytetarëve dhe vizitorëve, të cilët bëhen pjesë e kësaj feste.

Këtë edicion pjesëmarrës ishte edhe një grup nga Serbia të cilët me veshjen tepër të veçantë kanë treguar emocionet që përjetuan.

Për kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, pritet që ky sezon turistik të jetë me plot vizitorë, duke theksuar se janë marrë masat e nevojshme për aktivitetet por edhe nga operatorët turistikë për të përballuar të gjithë fluksin.

Pas paradës të startuar që prej Lëndinës së Lotëve drejt Katedrales, pika kulmore ishte në Pazarin e Vjetër ku u zhvillua edhe “Carneval Party” me 30 grupet pjesëmarrëse./A2news/

Read Previous

Nga 243 testime, 4 mostra pozitive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Nga e hëna leja e re e qarkullimit, Rama: Unifikon dokumentet në një të vetme