Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”.

Pas më shumë se tetë muajsh trajnimi intensiv, nga janari deri në shtator 2026, kapiteni ka përfunduar programin për përgatitjen e pjesëtarëve të Forcave Speciale amerikane.

Në përfundim të kursit, ai është vlerësuar me titullin “Distinguished Honor Graduate”, duke u renditur ndër pjesëtarët me performancën më të lartë gjatë trajnimit.

Kjo arritje vlerësohet si sukses i rëndësishëm profesional për FSK-në dhe dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale dhe bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të SHBA-së.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zidane vlerëson Mourinhon te Real Madridi: “E ka sjellë skuadrën në gjendje të shkëlqyer”

Read Next

VLEN: Qëndrojmë pranë Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së