Kamioni doli nga rruga dhe përplasi një grup njerëzish, dy të vdekur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një fshat pranë Roterdamit të shtunën kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një Barbekju në natyrë, tha policia holandeze. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur kamioni, me targa spanjolle, doli nga rruga në Zwingjincedik, rreth 30 km në jug të Roterdamit.
“Kamioni u përplas me një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një Barbecue të organizuar në lagjen e tyre”, tha policia e Roterdamit në një postim në llogarinë e tyre në Twitter.

Read Previous

Berlini po përgatitet të shtetëzojë Gazpromin e Gjermanisë

Read Next

Avata është një dron i ri DJI, ka mbrojtje me helikë dhe fluturon për 18 minuta