Juventus dhe Manchester United po punojnë për shkëmbimin në mesfushë

Gjatë merkatos së ardhshme, Juve do të revolucionojë mesfushën, një nga repartet që ka ofruar më pak garanci gjatë këtij sezoni.

Palët punojnë për një shkëmbim të barabartë mes Adrien Rabiot dhe Donny van de Beek. Ish lojtari i Ajax erdhi në Premier League vetëm verën e kaluar pa u imponuar dot në ekipin e Solskjaer.

Nga ana tjetër francezi nuk ka zhvilluar sezonin më të mirë tek Juve. Plot ulje-ngritje dhe jo i pazëvëndësueshëm.

Sipas Don Balon të dy lojtarët mund të vlerësohen rreth 35 milionë euro. Për van de Beek interesohet edhe Real Madrid por negociatat me Red Devils nuk kanë shkuar mirë, aq sa madrilenët janë shtyrë të heqin dorë duke u fokusuar në objektivë të tjerë.

Juve nga ana tjetër do ti garantonte hollandezit një rrogë më të ulët se 7 milionë eurot e përfituara nga Rabiot.

Read Previous

Sot ndryshon ora policore në Shqipëri

Read Next

119 vjet nga lindja e Gjyzepina Kosturit, sopranos së njohur shqiptare