Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që duhet të rikthehen në Botërorin 2030
Juventusi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Venezias të dielën mbrëma, për të bërë vend në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Juves i duhej fitorja në xhiron e fundit të Serie A për të përfunduar në pozitën e katërt, që dërgon në Champions. Dhe skuadra e famshme fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Venezias.
Daniel Fila shënoi që në minutën e dytë për epërsinë 1:0 të Venezias. Kenan Yildiz barazoi në 1:1 në minutën e 25-të. Për 2:1 në të mirë të Juves shënoi Randal Kolo Muani në minutën e 31-të.
Por Venezia barazoi në 2:2 në minutën e 55-të. Realizator ishte Ridgeciano Haps.
Golin e fitores për Juventusin e shënoi Manuel Locatelli në minutën e 73-të nga penalltia.
Juventusi përfundoi në vendin e katërt me 70 pikë, katër më pak se Atalanta e vendit të tretë. Atalanta të dielën pësoi 3:2 nga Parma.
Venezia mbeti e parafundit me 29 pikë dhe bie në Serie B.
Ishte Roma që shpresonte në dështimin e Juventusit për të dalë në zonën Champions. Roma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Torinos, me golat e Leandro Paredesit dhe Alexis Saelemaekersit. Roma përfundoi e pesta me 69 pikë dhe do të paraqitet në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm.
Lazio humbi 1:0 nga Lecce dhe ra në vendin e shtatë. Nuk do të luajë në Evropë. Dështimin e Lazios e shfrytëzoi Fiorentina, që me fitore 3:2 ndaj Udineses doli në vendin e gjashtë dhe do të luajë në Ligën e Konferencës.
Lecce me fitoren ndaj Lazios siguroi mbetjen në Serie A. Përfundoi e 16-ta me 34 pikë, sa i ka edhe Parma në vendin e 17-të. Edhe Parma shpëtoi.
Ylber Ramadani e Medon Berisha startuan te Lecce në ndeshjen vendimtare. Lecce gjithë pjesën e dytë luajti me një lojtar më pak në fushë, por arriti fitoren e mbijetesës.
Nga Serie A largohet edhe Empoli i Ardian Ismajlit. Empoli përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. Empoli humbi 2:1 nga Verona. Ismajli e kompletoi ndeshjen e fundit të edicionit./koha.net/