Juniku-Shehu: Lajmi se Prokuroria Themelore ka filluar hetimet ndaj disa rasteve në komunën e Gjakovës nuk është i vërtetë

Një lajm në të cilin thuhet se:  “Prokuroria Themelore e Gjakovës ka aktivizuar në trajtim një sërë lëndësh që lidhen me vendime të komunës së Gjakovës, të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit qeverisjes aktuale” ka qarkulluar në portale. Lidhur me këtë çështje televizioni Syri ka kërkuar nga ky institucion shtetëror që të marrë inforamata të detajuara se për çfarë bëhet fjalë. Zyrtarja për informim, Yllka Juniku Shehu është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Juniku-Shehu: “Fillimisht nuk janë të vërteta, lajmet që janë shkruar nëpër portale dhe konfirmojmë që Prokuroria Themelore e Gjakovës ndaj zyrtarëve të komunës së Gjakovës, në momentin që po flasim nuk ka asnjë rast për të cilin ka filluar hetimet për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ndërsa veprimet paraprake për rastet e dyshimta, për të cilat ka pasur ankesa nuk mund të flasim në këtë fazë. Gjithashtu konfirmojmë që brenda Prokorurisë Themelore të Gjakovës nuk kanë filluarë hetimet për asnjë rast, i cili paraprakisht është mbyllur dhe nëse dikush ka dëshmi për të kundërtën le t’i publikojë ato.”

Tutje Juniku-Shehu ka theksuar se të gjitha ankesat që I pranon prokuroria themelore trajtohen ashtu siç e parasheh ligji në fuqi dhe se hetimet nuk mund të bëhen pa përfunduar të gjitha provat e duhura.

Read Previous

Kisha e Shën Gjergjit në Berat, objekti ku kanë lënë gjurmë ndryshimet historike

Read Next

Kurti: Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin e studentëve në protestat paqësore të 1997-ës