Jonathan Hargreaves, nga sot në krye të Ambasadës britanike në Kosovë

Jonathan Hargreaves, nga sot e ka nisur misionin diplomatik në Kosovës, si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Takimin e parë ai e pati me shefin e Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog.

Kjo u bë e ditur nga vet Szunyog, përmes rrjetit social X.

Të dy biseduan rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“I uroi atij fat dhe sukses në rolin e tij si ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, tha diplomati evropian.

Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës pas Nicholas Abbott.

/klankosova/

Read Previous

Macron aleatëve: Mos jini “frikacakë” për Ukrainën

Read Next

​Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet Euro 2025