Johnson merr vendimin për udhëtarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bëjnë një test PCR deri më së largu në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe duhet të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ të testit.

Sipas BBC, Johnson thekson se ai nuk dëshiron të ndalojë udhëtimin dhe shton se masat kufitare vetëm mund të ngadalësojnë përhapjen e çdo varianti të ri – jo ta ndalojnë atë.

Johnson u shpreh se shpreson se do të jetë në gjendje të heqë masat në një datë të mëvonshme.

Kryeministri britanik thotë se rregullat për mbulimin e fytyrës do të forcohen në dyqane dhe transport publik.

Dy persona në Mbretërinë e Bashkuar janë identifikuar të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron.

Varianti i ri është identifikuar gjithashtu në Afrikën e Jugut, Bostvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Varianti i ri Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Afrika e Jugut.

/Telegrafi/

Read Previous

Variantet e reja të coronavirusit, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja anti-COVID

Read Next

Pilula kundër coronavirusit është efektive, por rekomandohet të mos përdoret nga gratë shtatzëna