Javën e kaluar, në Ferizaj u raportuan 4 raste të dhunës në familje

Gjatë javës që lamë pas, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

2 prej tyre kanë qenë në Ferizaj e 2 në Kaçanik.

2 prej tyre janë dërguar në mbajtje, e 2 janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/08/2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj dhe 2 raste në Kaçanik.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

/eo/

Read Previous

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, karabinierët sekuestrojnë 35 kg marihuanë me vlerë 350 mijë euro

Read Next

F-16 ose MiG-29: Çfarë mund të bëjnë avionët luftarakë?