Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Itali. Milani mposhti Bolognan në udhëtim të martën mbrëma me rezultat 3:0.
Ndeshja Bologna – Milan i takoi xhiros së 23-të.
Golin e parë për Milanin e shënoi Ruben Loftus-Cheek në minutën e 20-të, kurse për 2:0 nga penalltia gol realizoi Christopher Nkunku.
Golin e tretë e realizoi francezi, Adrien Rabiot.
Në minutën e 72-të në vend të Luka Modriqit në fushë u inkuadrua mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Me fitore, Milani është forcuar në pozitën e dytë me 50 pikë. Është pesë prikë prapa liderit Interit.
Bologna zë vendin e dhjetë me 30 pikë./koha.net