Japonia u sugjeron të rinjve të konsumojnë më shumë alkool, kjo është arsyeja

Japonia është vendi që u sugjeron të rinjve të konsumojnë më shumë pije alkoolike.

Kjo kërkesë e çuditshme vjen në kuadër të fushatës “Sake Viva” , përmes të cilës Japonia synon të nxitë rritjen e ekonomisë në vend.

Sipas iniciatorëve të fushatës “Sake Viva” brezi i ri në Japoni po konsumon më pak sasi alkooli se sa prindërit e tyre, gjë që sipas tyre ka dëmtuar ekonominë e vendit.

Si rrjedhojë, fabrikave të pijeve alkoolike po u kërkohet t’i bëjnë pijet më tërheqëse në mënyre që të konsumohen nga brezi i ri në Japoni.

Reagimet e qytetarëve ndaj kësaj fushate kanë qenë të përziera, me disa që kritikojnë përpjekjen për të promovuar këtë zakon jo të shëndetshëm.

Ndërsa gara për paraqitjen e ideve inovative për prodhim alkoolit me shije tërheqëse për të rinjtë mbyllet në fund të shtatorit./abcnews.al/

Read Previous

Nagavci për projektligjin e pagave: Kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë

Read Next

Sa të rrezikuar jemi nga situata në centralin bërthamor Zaporizhzhia?