Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza.

Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas.

Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën.

Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të grupit palestinez, përfshirë liderët – Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë në mesin e 29 palestinezëve që raportohet të kenë vdekur./Sinjali/

Read Previous

Deri në dy orë pritje në Merdare

Read Next

Zhytësi me fat, gjen diamantin 100 mijë dollarësh në barrierën koralore