Izraeli fillon me testimin e mjetit të ri robotik dedikuar për luftime të ashpra

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka testuar armën e re laserike që quhet Iron Beam, dhe tani kjo ministri ka njoftuar se ka filluar me testimin e mjetit të ri robotik i dedikuar për luftime të ashpra që po zhvillohet në bashkëpunim me disa kompani izraelite, shkruan Times of Israel.

Vetura e blinduar quhet Medium Robotic Combat Vehicle (M-RCV). Ky mjet motorik është autonom por që kur bëhet fjalë për armët, kontrollohet nga njeriu dhe është i përshtatshëm për të gjitha terrenet.

Kjo armë e re fillimisht ishte prezantuar në panairin Eurosatory që u mbajt në Paris, ku brenda saj ka të integruar teknologjinë më bashkëkohore.

Ka predha anti-tank dhe sistemin për transportimin dhe uljen e dronëve. Gjithashtu transporton pesha të rënda dhe është një mjet shumë lehtë i manovrueshëm.

Shumë kompani kanë bashkuar forcat për prodhimin e kësaj arme. Në M-RCV ka mitraloz 30 milimetra që u dizajnuar nga APC, dhe është vëzhguar nga afër nga ushtarakët izraelit.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet M-RCV duke operuar në terrene të ndryshme, me një fjalë nuk ka terren që konsiderohet si pengesë për këtë mjet motorik.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli prodhon dhe përdor robotët gjysmë autonom, në veçanti në Rripin e Gazës. Në qershor të vitit të kaluar, ky komb zhvilloi makinerinë robotike gjysmë-autonome të pajisur me mitraloz 7.62 milimetra që mund të operoj 24 orë në ditë – shtatë ditë në javë”. /Telegrafi/

Read Previous

Më i shpejtë në start se Formula 1, nga 0-100 km/h e arrin për 1.5 sekonda

Read Next

Të pathënat e rreth 3 mijë shqiptarëve në ishullin e Mykonos ( VIDEO)