Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA
Izraeli pritet të lirojë 150 të burgosur palestinezë gjatë armëpushimit katërditor, të gjithë gra dhe njerëz të moshës nën 19 vjeç.
Shumica e tyre do të kthehen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pas periudhave të burgimit që zgjasin nga disa muaj në disa vjet.
Pse janë burgosur?
Ata u arrestuan për vepra, duke përfshirë tentativë therje me thikë ose vrasje, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve izraelitë ose kontakt me organizatat armiqësore.
Shumë prej tyre u mbajtën nën paraburgim administrativ, që do të thotë pa gjyq.
Por asnjëri prej tyre nuk është dënuar për vrasjen e izraelitëve, ndryshe nga shkëmbimet e mëparshme të të burgosurve.
Kush është në mesin e të burgosurve?
Izraeli publikoi një listë me 300 të burgosur palestinezë nga të cilët 150 prej tyre do të përzgjidhen për t’u liruar, në mesin e të burgosurve ka të mitur, gra e të moshuar. /Telegrafi/