Italia miraton ligjin, gjobë ose burg kush braktis kafshët

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen dy herë para se të braktisin kafshët e tyre në rrugë.

Sipas mediave italiane, dispozita parashikon ashpërsim të gjobave, deri në heqjen e lejes së drejtimit. Një vendim që merret pikërisht në një periudhë të vitit kur fenomeni po pëson rritje, me afrimin e sezonit veror.

Për momentin, neni 727 I Kodit Penal i dënon ata që braktisin kafshët me do të burgosen me një vit ose gjobë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro. Ligji i ri parashikon se dënimi rritet me një të tretën nëse dikush braktis kafshët në rrugë dhe dënimi mund të shkojë deri në 7 vite burg.

Nëse pronari i kafshë ka perdorur mjetin për kryerjen e krimit, do t’i pezullohet patenta nga 6 muaj deri në një vit.

Por jo vetëm kaq, pasi nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor duke shkaktuar viktima ose lëndime , atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht./abcnews.al

Read Previous

Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Read Next

Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi