Ish-lojtari i Kombëtares merr postin e rëndësishëm në klubin italian

Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të drejtojë të rinjtë e skuadrës së Peskarës.

Lajmin e konfirmoi vetë presidenti i klubit, Daniele Sebastiani, i cili me anë të një postimi, njoftoi marrëveshjen e bashkëpunimit me 35-vjeçarin.

Kujtojmë se me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër, si dhe mbajti për një kohë të gjatë shiritin e kapitenit.

Sezonin që lamë pas Memushaj u aktivizua në 27 ndeshje si futbollist me Peskarën, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi dy asiste./A2news/

Read Previous

Ronaldon e duan të gjithë, por e ardhmja mbetet mister

Read Next

Temperaturat e larta, IKShPK bën thirrje për kujdes