Ish-lojtari i Chelsea dhe Newcastle mbetet i bllokuar nga rrënojat pas tërmetit në Turqi

Ish-ylli i Chelsea-t dhe Newcastle, Christian Atsu, thuhet se është i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fundit që e goditi Turqinë.

Reprezentuesi ganez luan për ekipin turk, Hatayspor, raportet në Turqi thonë se lojtarët dhe punonjësit e klubit u kapën nga tërmeti.

Gazeta turke “Star” thotë se dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit u bllokuan nga rrënojat, por të dy Atsu dhe Taner Savut, drejtori sportiv i klubit, mbeten të zhdukur dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar ndërsa përpiqen t’i gjejnë ata.

Po ashtu nën rrënoja thuhet se është edhe Ahmet Eyup, i cili është portier i klubit tjetër turk, Yeni Malatyaspor.

Atsu, i cili kishte një periudhë huazimi me Everton dhe Bournemouth, u bashkua me Hatayspor në korrik të vitit 2021 nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Raed.

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 97-të për skuadrën e tij kundër Kasimpasa të dielën, vetëm disa orë përpara se të ndodhte fatkeqësia natyrore në orën 4 të mëngjesit të së hënës.

Atsu luajti 80 herë në Premier League, duke shënuar tre herë dhe duke regjistruar gjashtë asistime.

Ai nënshkroi për Chelsea-n në vitin 2013 në një transferim prej 3.5 milionë funte, por nuk bëri asnjë paraqitje për Blutë.

Ish-lojtari i Porto-s luajti një rol kyç në promovimin e Newcastle në Premier League nën drejtimin e Rafa Benitez në 2016/17 dhe e bëri huazimin të përhershëm si rezultat. /Albanianpost.com

Read Previous

Rritet çmimi i pagesës mujore në IP “Ganimete Tërbeshi”

Read Next

Hoti: Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur