Ish-ambasadori britanik vlerëson FSK-në: Riafirmon përkushtimin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka shprehur respektin e Mbretërisë së Bashkuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e partneritetit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunim në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Pjesëmarrja e ambasadorit në këto aktivitete vjen si një tjetër shenjë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Oficeri shqiptaro-amerikan diplomon në akademinë federale të zbatimit të ligjit në SHBA

Read Next

CNN: Si e ndërtoi Koreja e Veriut ushtrinë më të mirë të hakerëve në botë