Investimi në fushën e energjisë prej 236.7 milionë dollarë, Ministria e Ekonomisë jep detaje për marrëveshjen MCC

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por bashkë me Osmanin dhe Kurtin në këtë udhëtim është nisur edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një njoftim për media të kësaj ministrie është theksuar se në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarë. Ky theksohet të jetë investimi më i madh i bërë ndonjëherë në fushën e energjisë në Kosovë.

“Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë.

Po ashtu gjatë këtij udhëtimi pritet që Osmani dhe Kurti të zhvillojnë edhe takime të tjera në Amerikë./Reporteri.net/

Read Previous

Pas sulmit rus në portin e Odesa-s, SHBA po punon për “planin B”

Read Next

Hill: Është e nevojshme që SHBA të luajë një rol më të madh në dialogun Kosovë-Serbi