Inspektorati i Punës ndalon punimet në 126 vendpunishte me rrezikshmëri të lartë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar të premten për përfundimin e një aksioni disa javor, gjatë të cilit janë inspektuar kushtet e punës në vendpunishte në mbarë Kosovën.

Sipas Inspektoratit, në gjithë Kosovën janë kryer 300 inspektime, ndërsa në 126 biznese është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve.

Po ashtu, janë lëshuar 38 leje pune, janë shqiptuar 121 vërejtje, ndërsa në 70 vendpunishte është shqiptuar masa për eliminimin e parregullsive.

Ndërkohë, katër raste janë proceduar në polici.

Inspektimet janë kryer në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Inspektoratit të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve janë procesuar automatikisht në Gjykatë për kundërvajtje, përkatësisht për shkeljet e konstatuara.

Inspektorati ndër të tjera ka bërë të ditur se procesi i riinspektimeve do të zhvillohet në ditët në vijim të aksionit, sipas afateve kohore të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive. /Albanianpost.com

Read Previous

SHBA-ja teston me sukses super-avionin B-21 Raider në kohë rekord

Read Next

Manchester United, Carrick: Nuk duhet të mjaftohemi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve