Inflacioni në Eurozonë gjatë muajit tetor arrin në 10.7 për qind, rritja më e madhe në histori

A trolley of groceries at Countdown Supermarket, Quay Street, Auckland City. 10th February 2022, New Zealand Herald photograph by Sylvie Whinray

Inflacioni vjetor i konsumit në Eurozonë ka arritur numër dyshifror në muajin tetor, kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Zyra Evropiane e Statistikave, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 10.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që është rritja më e madhe në histori.

Paraprakisht, shkalla e inflacionit në shtator ishte 9.9 për qind.

Parashikimi i tregut ishte për një rritje vjetore prej 10.2 për qind të çmimeve të konsumit në zonën prej 19 vendesh.

Çmimet e energjisë u rritën me 41.9 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 13.1 për qind për të njëjtën periudhë.

Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Eurozonë për këtë muaj u rrit me 1.5 për qind.

/Telegrafi/

Read Previous

Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Read Next

​Kadetët e FSK-së sfidohen në stërvitjen “Putra e Ujkut”