Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, një rast është raportuar në Prishtinë, Podujevë, Skënderaj dhe një në Rahovec, ndërsa në Prizren janë raportuar dy raste.

Në komunën e Prizrenit, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 0.58 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe në rastin tjetër, një grua ka raportuar se një person ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Është njoftuar prokurori kujdestar , ndërsa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Prishtinë raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuarit, një grua dhe një burrë.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Edhe në Podujevë, një person ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Skënderaj, është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartë cekur ndaj viktimës femër kosovare “Dhunë në familje”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”

Ndër të tjera në Rahovec janë arrestuar dy burra pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

/Dukagjini/

Read Previous

​Çmimet e derivateve në Kosovë

Read Next

Inflacioni në Eurozonë gjatë muajit tetor arrin në 10.7 për qind, rritja më e madhe në histori