Infermieri humb 50 kilogramë, ja arsyeja

Një student i infermierisë ka humbur 50 kilogramë, pasi e ka parë që pacientët e prekur me COVID-19 që ishin në mbipeshë kishin gjasa të vdisnin më shpejt.

Rhys Perry, hoqi dorë nga ushqimi i keq kur e kuptoi se mund të ishte në të njëjtën situatë sikurse pacientët e tij nëse nuk do të humbte peshë.

Pandemia COVID-19 e rregulloi dietën e 35 vjeçarit, kjo pasi ai i pa pacientët e tij që ishin në mbipeshë dhe kishin shumë vështirësi për ta kaluar koronavirusin.

Ai në një intervistë për Manchester Evening News deklaroi se ishte i tmerruar kur mendoi se ai mund të jetë në pozitën e njëjtë si pacientët e tij.

“Për më tepër, do të bëja ndërrime 12-orësh si infermier dhe do të kthehesha në shtëpi nga reparti dhe nyjet e mia do të më dhimbshin deri në agim të mëngjesin, kjo nga presioni i peshës sime.”

Perry në fillim e theksoi se ishte shumë e vështirë për të që të mendonte të humbte peshë por kur kaloi një vit ai e pa vetën që ishte shumë më i dobët.

Ai thotë se ndjehet i lumtur dhe shumë më mirë me ndryshimin e tij, duke theksuar se një moment nuk e kishte njohur as babai i tij, shkruan The Sun.

Read Previous

Rreziku nga zjarret, pemët më të mëdha në botë mbështillen me letër alumini

Read Next

Katedralja Notre Dame tani është e qëndrueshme për rindërtim