IKShPK: Në Deçan, Istog dhe Klinë uji është turbulluar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Qendra në Pejë ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën e krijuar pas reshjeve të shiut në atë regjion.

“Pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut IKShP / QRShP Pejë është në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm me KRU “Hidrodrini”, Pejë”.

“Bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit dhe atë kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut. Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Nga IKShPK-ja është rekomanduar që uji para përdorimit të vlohet, si dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

/KlanKosova/

Read Previous

Një femër e moshës madhore gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Read Next

Moti sot