Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ushtarakët izraelitë thanë se 320 raketa të lëshuara nga Hezbollah kaluan në Izrael gjatë fundjavës së Yom Kippur, e cila filloi rreth orës 18:00 sipas kohës lokale të premten.
Të shtunën, Hezbollahu tha se vazhdoi të lëshonte raketat në Izrael, duke synuar atë që e quajti një “mbledhje të forcave armike izraelite” në fshatra të afërta me kufirin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet izraelite thanë se tre burra pësuan lëndime të lehta nga copëzat e raketave pas lëshimeve nga Libani, për të cilat Hezbollah ka marrë përgjegjësinë. Burrat, me moshë 48, 30 dhe 27 vjeçare, u lënduan në qytetin Jadeida-Machar.
Yom Kippur është një nga festat më të shenjta hebraike, e njohur si Dita e Përdëllimit, dhe përfshin agjërim dhe lutje për falje./Klankosova.tv