Ibra shkruan historinë, thyen rekordin që mbahej nga Totti

Zlatan Ibrahimovic vijon të shkruajë historinë, edhe pse tashmë është në moshën 40-vjeçare.

Sulmuesi i Milanit, i cili ndaj Lazios luajti vetëm 20 minutat e fundit, ishte vendimtar në fitoren e kuqezinjve, duke i dhënë pasimin e golit të fitores mesfushorit Sandro Tonali, në minutën e 92.

Me këtë asist, suedezi bëhet futbollisti më i vjetër që jep një pasim për gol në Serinë A, në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

Rekordi mbahej nga legjenda e Romës, Francesco Totti, i cili më 19 shkurt 2019 dha një asist kur ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë./A2news/

Read Previous

10 fakte interesante rreth boksit

Read Next

Del në ankand makina e “shpërthimit” të Michael Schumacher