I dyshuar për dhunë në familje, arrestohet një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti, bashkëshorten e tij”, thuhet në komunikatën për media nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, u tregua në komunikatë./KosovaPress.

Read Previous

​Klopp: Duhet të jem budalla të flas për titullin duke parë formën e skuadrës

Read Next

Jo vetëm follow, çfarë po kurdis Neymar me këngëtaren shqiptare?