Hyn në fuqi Amnistia Penale në Shqipëri, nis nga sot lirimi i 700 të dënuarve

Ditën e sotme do të nisë lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga Amnistia e miratuar më 4 Prill në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ky proces do të nisë sot rreth orës 13.00.

Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 Mars 2024. Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.

Gjithashtu përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. /tvklan.al

Read Previous

Miratimi i paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Read Next

Osmani: Përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën janë të vazhdueshme