Hykolli për pagat: Dalin të hënën, besoj që ka qenë gabim teknik

Punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë tash e një muaj nuk u janë ekzekutuar ende pagat e shtatorit.

Në lidhje me këtë kryetari i Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka thënë se ato do të dalin dhe se beson që mund të ketë ndodhur një gabim teknik.

“Lidhur me pagat sot kam pasur kontakt me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik. Unë besoj se të hënën do të dalin”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë dhe e cila ka vlerën e 150 milionë eurove.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të sektorit publik janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë.

Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive. /Telegrafi/

Read Previous

Jasharaj: Orët e humbura nuk do të kompenzohen

Read Next

Protesta studentore e 1 tetorit 1997 e ngriti zërin e popullit në atë kohë