Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën
Ky artikull është antibiotik dhe një probiotik
Hudhra është një nga ushqimet më të vlerësuara kur bëhet fjalë për preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtimet kanë treguar se arsyeja është në përfitimet “tretëse” të kësaj perime.
Është plot fibra për bakteret e mira. Natyrisht, hudhra është e pasur me fibra probiotike, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.
Sipas studimit botuar në Journal of Cardiovascular Disease Research, është provuar që probiotikët menaxhojnë kolesterolin në gjak, duke zvogëluar prodhimin e tij, duke zbërthyer acidet biliare në mëlçi dhe madje duke përdorur tepricën e kolesterolit si burim i të ushqyerit.
Studime të tjera tregojnë se hudhra jo vetëm që është një probiotik i shkëlqyeshëm, por gjithashtu ka veti antibakteriale dhe ngrënia e tij gjithashtu zvogëlon depozitat në arterie.
/Telegrafi/