Hovenier për marrëveshjen në Ohër: SHBA do të ofroj mbështetje të plotë për implementimin e saj

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier e ka quajtur të rëndësishme pajtimin e djeshëm në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Hovenier në një postim në Twitter ka shkruar se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.

/Telegrafi/

Read Previous

Banorët e fshatit Vogovë dhe paralagjes Brekoc apelojnë për pastrimin e lumit

Read Next

Ishte në trajtim mjekësor në QKUK, vdes foshnja 5 muajshe