Hoti për Aganin: Ndër kolosët e mendimit politik dhe filozofik të përpjekjeve për avancim të vetëdijes kombëtare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin.

Hoti është shprehur se Agani do të mbetet ndër kolosët e mendimit politik dhe filozofik të Kosovës në shumë dekada të përpjekjeve për avancim të vetëdijes kombëtare.

“Sot kujtojmë humanistin, filozofin e politikanin e papërsëritshëm, Akademik Fehmi Aganin, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova”, ka shkruar ish-kryeministri në facebook.

“Profesor Agani mbetet ndër kolosët e mendimit politik dhe filozofik të Kosovës në shumë dekada të përpjekjeve për avancim të vetëdijes kombëtare; për ngritje të institucioneve shtetërore, për vendosjen e institucioneve arsimore dhe shkencore të Kosovës në hartën evropiane të arsimit dhe shkencës; për ndërtimin e kulturës së pluralizmit politik në Kosovë; për politikbërjen e mençur dhe diplomacinë e lartë që mori vëmendjen e botës demokratike”.

“I përjetshëm kujtimi për Akademik Fehmi Aganin!”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Qelaj: Shqetësuese deklaratat publike për Kodin Civil dhe të drejtën për martesë

Read Next

Kongresmeni demokrat Jeffries: SHBA mund të dërgojë trupa në Ukrainë