Historia frymëzuese e gruas që e shëtiti botën në këmbë (FOTO)

Në vitin 2013, Angela Maxwell kishte vendosur të shëtiste nëpër botë e vetme për të kërkuar një lidhje më të thellë me globin.

Ajo thotë se ideja për ta bërë këtë udhëtim të pazakontë nuk i kishte ardhur pas ndonjë ndodhie të keqe në jetë, përkundrazi kishte qenë në fillim të 30-ave, kishte një biznes të suksesshëm dhe ishte në një lidhje dashurie, shkruan BBC,.

“Mendova se isha e lumtur”, thotë ajo, “por, kuptova se po kërkoja më shumë…për një lidhje më të thellë me natyrën dhe njerëzit – duke jetuar më pak dhe duke u lidhur me botën përreth meje”.

Ajo në një karrocë kishte paketuar pajisje kampingu me peshë 50 kilogramë, ushqim dhe veshje dhe u largua nga qyteti i saj i lindjes, Bend të Oregonit, më 2 maj 2014.

Maxwell ka vuajtur nga djegia nga dielli dhe temperaturat e larta në shkretëtirën australiane dhe ethet tropikale në Vietnam.

Ajo është sulmuar dhe përdhunuar nga një nomad i cili kishte hyrë në tendën e saj në Mongoli, ka dëgjuar të shtëna armësh gjatë kampingut në Turqi dhe është mësuar të flejë me një sy dhe një vesh të hapur, për shkak të rreziqeve të ndryshme.

Për historitë që i ndodhën ajo mbajti fjalime në tubime joformale, shkolla dhe universitete, madje edhe në skenën e TEDx në Edinburg, duke ndarë përvojat e saj për të frymëzuar të tjerët.

Ajo u bë një zë për fuqizimin e grave, veçanërisht pasi vendosi të vazhdonte të ecte pavarësisht një sulmi në Mongoli.

Më 16 dhjetor 2020, Angela përfundoi aty ku filloi: në shtëpinë e shoqes së saj më të mirë Elyse përsëri në Bend.

Tani ajo është duke punuar për një libër dhe duke planifikuar udhëtime për të ardhmen dhe për të krijuar mënyra që gratë të gjejnë, shprehin dhe mishërojnë guximin në jetën e tyre të përditshme. /Klankosova/

Read Previous

Mimoza Kusari: I domosdoshëm rifunksionalizimi i strehimoreve për qentë endacakë

Read Next

Diellza Berisha hap ekspoziten e parë përsonale në Gjimnazin “Hajdar Dushi”