Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Atij iu deshën ‘çështje ditësh’ për të shkruar, por është padyshim një nga pjesët muzikore më të famshme në botë.
Dhe sot kompozitori, producenti dhe regjisori i Norfolk, Tony Britten njihet nga pak kush, por melodia e krijuar nga ai i rrënqeth të gjithë futbolldashësit.
Pra Britten, nga Thornage, pranë Holt, është njeriu që kompozoi dhe aranzhoi himnin e Ligës së Kampionëve, i cili u luajt për herë të parë 27 vjet më parë në fillimin e garës.
Dhe sa herë që luhet – para kualifikimeve, ndeshjeve, barazimeve, gjatë reklamave – ai merr para.
Ai tha: “Unë marr honorare, megjithëse sa varet nga ku luhet. Kam bërë gjithçka mirë nga kjo. Nuk ka qenë një pasuri dhe nuk e di saktësisht se sa kam bërë prej saj, por më ka mundësuar të bëj disa filma”.
Britten tha ndihet “krenar” kur e dëgjon: “Jam i kënaqur me të, dhe me atë që arrita. Isha shumë i zënë në kohën kur e shkrova dhe po bëja shumë gjëra të tjera. ishte vetëm një punë më shumë në një farë mënyre”.
“E gjithë puna ishte mjaft e shpejtë dhe mu deshën disa ditë për ta shkruar atë. UEFA është e lirë ta ndryshojë atë për Ligën e Kampionëve, por më kanë thënë se është himni sportiv më i njohur ndonjëherë”.
“Unë jam i prirur të hesht për këtë. Nëse do t’u them të gjithëve që e kam shkruar, sa herë që e dëgjoj, shumica e njerëzve ndoshta nuk do të më besojnë”, ka shtuar më tej ai.
I gjithë procesi i kompozimit të këngës filloi në vitin 1992, kur Britten dhe agjenti i tij i reklamave u kontaktuan nga grupi PR i UEFA-s për të dalë me një himn për turneun që do të zëvendësonte Kupën Evropiane.https://a768fd2b8233706e827a88e49e660c4d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Pjesa u interpretua nga Orkestra Filarmonike Mbretërore e Londrës dhe u këndua nga Akademia e St Martin in the Fields Chorus. /Telegrafi/