Hëna e Jupiterit, Europa, mund të ketë ujë ku mund të ketë jetë, thonë shkencëtarët

Pellgjet nëntokësore me ujë të kripur mund të jenë të zakonshme në hënën e Jupiterit, Europë, sipas studiuesve që besojnë se këto vende mund të jenë pika premtuese për të kërkuar shenja jete përtej Tokës.

“Uji i lëngshëm afër sipërfaqes së guaskës së akullit është një vend vërtet interesant dhe premtues për të imagjinuar jetën,” tha Dustin Schroeder, një profesor i asociuar i gjeofizikës në Universitetin Stanford.

Europa është pak më e vogël se hëna e Tokës dhe është një vend kryesor përsa i përket kërkimin për ekzistencën e jetës kur vëzhgimet nga teleskopët me bazë në Tokë dhe sondat hapësinore kalimtare gjetën prova të një oqeani të thellë 10 deri në 15 milje nën sipërfaqen e akullt./AnabelMedia/

Read Previous

Armët për Ukrainën, vazhdon presioni ndaj kancelarit gjerman Scholz

Read Next

​Peci: Shqipëria dhe Kosova po avancojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë