Tasholli fton qytetarët t’i bashkohen marshit: Të mblidhemi në Prishtinë, kundër padrejtësisë
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit të sotëm në Prishtinë, i cili nis në orën 16:00.
Haziri, përmes një postimi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka njoftuar se pas marshit të sotëm, protestat e mbrëmjes do të vazhdojnë nga dita e nesërme.
“Sot marshojmë. Nga nesër vazhdojmë përsëri me protestën e mbrëmjes. Shihemi në ora 16:00!”, ka shkruar Haziri. /RTKlive