Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se partitë tjera politike s’kanë pasur vullnet për të tejkaluar situatat me të cilat po përballet Kosova.
Ajo tha se sot ka pritur që të kenë qasje ndryshe, ndërsa shtoi se buxheti i shtetit nuk është as i Kurtit e as i VV-së, dhe se opozita është në gjendje ta fus vendin në krizë e t’i lë qytetarët pa paga veç për shkak inateve.
“S’kanë pasur vullnet për të tejkaluar situatat me të cilat jemi përballur. Sot prita të kenë qasje ndryshe. Buxheti i shtetit nuk është i Kryeministrit Kurti. Ai është prceduar nga qeveria në detyrë, është i qytetarëve të Kosovës. Këta janë në gjendje ta fusin vendin në krizë sociale, ti lënë qytetarët pa paga për shkak inateve që kanë me Kurtin dhe VV-në”
“Sot, i bëj lutje që të jenë, të kenë qasje pozitive, ta mendojnë interesin e shtetit, qytetarëve dhe të jenë në seancë për të votuar dokumente të rëndësishme”.
“Konjufca është personi i dytë më i votuar në Republikën Kosovës. Edhe opozita gjithmonë e ka përmendur Konjufcën si person unifikues, është momenti t’i japim mbështetje. Le të shkojmë në zgjedhje nëse nuk darkodohemi. Le t’i thërrasin mendjes, le të reflektojnë. Është e rëndësishme të jenë konstruktiv me situatën me të cilën përballemi”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/