Moti sot në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 19 gradë Celsius
Hasan Krasniqi është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Krasniqi ishte larguar përkohësisht nga puna në mars të vitit 2025, pas arrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ai dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me një tender për blerjen e një barke nga ana e ndërmarrjes publike.
Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” kishte vendosur më 27 mars 2025 për largimin e përkohshëm të Krasniqit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv. Vendimi ishte marrë pas arrestimit të tij më 18 mars të po atij viti.
Pas lirimit nga paraburgimi më 17 prill 2025, Krasniqi ishte rikthyer në pozitën e kryeshefit ekzekutiv. Bordi i Drejtorëve kishte vlerësuar se, pas përfundimit të masës së paraburgimit, nuk kishte pengesa ligjore për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij në këtë pozitë.
Hetimet ndaj Krasniqit kishin të bënin me një tender për blerjen e një barke në vlerë prej 24 mijë e 500 eurosh, e cila ishte sekuestruar nga Dogana dhe Policia e Kosovës. Dyshimet lidheshin me procedurën e prokurimit dhe kompaninë që kishte fituar tenderin.
Ndërkaq, shkarkimi i fundit i Krasniqit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv shënon një zhvillim të ri në drejtimin e ndërmarrjes publike. /tvsyrivision/