Harry Kane: Do të doja shumë ta fitoja Topin e Artë

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut, Harry Kane ka hedhur kandidaturën e tij për të fituar Topin e Artë të ardhshëm të vitit 2026.

Viti 2025 u kurorëzua me suksesin e Ousmane Dembele, i cili fitoi të gjithë trofetë vendor me Paris Saint-Germain, si dhe Ligën e Kampionëve në Evropë.

Ylli francez mposhti Lamine Yamalin në garë me një diferencë të dukshme, teksa emrat pas tyre si Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha ishin shumë larg.

Megjithatë, kur nuk kanë kaluar ende as një muaj nga ndarja e çmimit të madh individual, disa futbollistë e kanë hedhur kandidaturën për Topin e Artë 2026.

Njëri nga ta është sulmuesi anglez, Kane, i cili e ka nisur në mënyrë perfekte këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje deri tani.

“Do të doja shumë ta fitoja Topin e Artë! Në thelb është një trofe ekipor që e fiton individi më i mirë nga ai ekip”, ka thënë fillimisht Kane për The Guardian.

“Do të jetë një fitues i Ligës së Kampionëve ose një fitues i Kupës së Botës… Do të ishte pothuajse sezoni perfekt”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Read Previous

Hetimet zbulojnë skemën e plotë të vrasjes të gjyqtarit në Tiranë

Read Next

Trump: Kam shkruar që duhet pasur kujdes për Bin Ladenin, një vit më vonë hodhi në erë kullat binjake