Haradinaj përkujton nipin e tij që vdiq tragjikisht 14 vite më parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi më 2 tetor vdekjen e nipit të tij, Shqipdonit.

Shqipdoni ndërroi jetë në vitin 2007 pasi ishte goditur nga një kamion. Ai nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra

Babai i tij, Shkëlzen Haradinaj u vra heroikisht gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë.

“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne”.

“Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.  /Insajderi.com

Read Previous

10 foshnje lindin para kohe në Shqipëri shkak i COVID-19

Read Next

Fontana akoma me rrethoja