Haradinaj përkujton krimet në Dubravë: Askush ende nuk është gjykuar

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ngjarjen e burgut të Dubravës, ku ndodhën krime makabre nga ana e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë.

22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare“, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. 

I pari i AAK-së tutje vazhdoi duke thënë se “këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk është gjykuar. Dhembja për të rënët është e madhe, e mosvendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit”.

Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën. Lavdi të rënëve për liri“, përfundoi Haradinaj./Sinjali/

Read Previous

Raketat ruse bien mbi një universitet ukrainas

Read Next

137 vite pa Viktor Hugon, shkrimtari francez që kapitalin e tij e la amanet për të varfërit