Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Gramoz Vokrri do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur avokati i Vokrrit, Agnez Furra.
Furra ka thënë se sot gjatë ditës do të dërgojnë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër këtij vendimi.
“Ne e kemi përpiluar padinë, sot gjatë ditës do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka thënë Furra
Po ashtu Furra është shprehur se pos padisë për anulimin e vendimit, do të paraqitet edhe propozimi për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës.
“Përveç padisë për anulimin e vendimit po ashtu do të paraqesim edhe propozimin për përcaktimin e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Furra për KALLXO.com
Padi pritet të dorëzohet sot rreth orës 14:00 – 14:30 është shprehur më tutje Furra.
Ditë më parë Komisioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të FFK-së vendosi që të mos marrë parasysh kandidaturën e Gramoz Vokrrit.
Edhe vetë Vokrri kishte kundërshtuar vendimin e këtij komisioni.
Vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ishte shprehur se si ministri nuk do të lejojnë shkelje statutore.
/Kallxo.com/