Grabitja e armatosur në Prishtinë ku mbeti e vrarë një grua, policia me detaje të reja

Një grua ka mbetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës pas një grabitjeje të armatosur në Prishtinë, gjersa nga vetura kanë arritur të largohet burri me dy fëmijët.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës.

Po ashtu me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read Previous

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale, në një proces të ri

Read Next

Ekspertët e Këshillit të Evropës: Kosova ta themelojë Asociacionin