Google njofton “ardhjen” e Bardit, rivalit të ChatGPT

Google ka prezantuar ‘Bard’, një sistem të ri eksperimental të inteligjencës artificiale.

Kjo vegël duket se synon të konkurrojë me ChatGPT, sistemin e chat-it të inteligjencës artificiale që është bërë viral javët e fundit.

Google është përballur me pyetje të vazhdueshme se pse po ngurron për të funksionalizuar vegla të tilla – dhe ka pohuar se nuk e ka bërë këtë pjesërisht për shkak të rreziqeve të mundshme që ato paraqesin.

Megjithatë, tani e ka zbuluar atë që e quan një “një shërbim eksperimental për bisedë të inteligjencës artificiale”.

Por ende nuk po e lëshon atë dhe do ta mbajë sistemin privat për momentin.

Nga Google është bërë e ditur se kanë “punuar” mbi sistemin dhe bazat e tij për dy vjet.

Sot u tha se “po bën një hap tjetër përpara duke e hapur atë për testuesit e besuar përpara se ta bënte atë më gjerësisht të disponueshme për publikun në javët e ardhshme”. /Telegrafi/

Read Previous

Interi blen përfundimisht Kristjan Asllanin

Read Next

Spanjë: Kapen mbi 800 kilogramë kokainë, dyshohet se i përket një grupi shqiptar